Flash News


E-TJERA

Luan përballë Shqipërisë, Spanja publikon listën provizore për Euro 2024

Luan përballë Shqipërisë, Spanja publikon listën

Spanja ka shpallur listën provizore për Euro 2024 që do të zhvillohet në Gjermani.

Trajneri Luis de la Fuente shpalli listën me 29 futbollistë që do të grumbullohen për fazën përgatitore.

Nuk mund të mungojnë yjet e Premier League si Rodri, David Raya apo Marc Cucurella. Po ashtu janë thirrur edhe yjet në ngjitje të Barcelonës si Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.

Lista provizore e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, Alex Remiro, David Raya

Mbrojtës: Jesus Navas, Dani Carvajal, Robin Le Normand, Aymeric Laporte, Nacho Fernandez, Dani Vivian, Pau Cubarsi, Alejandro Grimaldo, Marc Cucurella

Mesfushorë: Martin Zubimendi, Rodri Hernandez, Mikel Merino, Fabian Ruiz, Pedri, Marcos Llorente, Fermin Lopez, Aleix Garcia, Alex Baena

Sulmues: Lamine Yamal, Ferran Torres, Dani Olmo, Nico Williams, Ayoze Perez, Alvaro Morata, Joselu Mato, Mikel Oyarzabal.

Të fundit