Flash News

E-TJERA

Luan Rama i rikthehet gazetarisë me emisionin "Drejt"

Luan Rama i rikthehet gazetarisë me emisionin "Drejt"

Ish-nënkryetari i LSI-së, Luan Rama do t`i rikthehet gazetarisë ashtu siç edhe kishte paralajmëruar më parë.

Pas 30 viteve në politikë dhe pas largimit nga LSI, ai ka vendosur t`i dedikohet televizionit. Rama do të ketë një emision të tijin në RTV Ora, i cili do të mbajë titullin "Drejt".

Rama do të jetë në ekran çdo të hënë dhe të enjte, ku temat nuk do të jenë vetëm rreth politikës, por duke trajtuar edhe atë ç’ka të tjerët e anashkalojnë.

Kujtojmë se ish-nënkryetari i LSI-së ka qënë gazetar por dhe kryeredaktor i gazetës “Zëri i Popullit”.

Të fundit