Flash News

E-TJERA

Lubonja: Arrestimi i Metës, jo për korrupsion, por për shkatërrimin e opozitës

Lubonja: Arrestimi i Metës, jo për korrupsion, por për

Analisti Fatos Lubonja komentoi arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzohet për korrupsion, pastrim parash.

I ftuar në News 24, Lubonja shprehu dyshimet e tij lidhur me arrestimin e Metës dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij. Sipas analistit qëllimi i arrestimit të Metës nuk ishte korrupsioni por lufta ndaj shkatërrimit të opozitës.


Lubonja: E mira matet me qëllimin se nga se nisesh. Ka njerëz që shohin deri te hunda e tyre që thotë sa mirë ja bënë Metës se ka bërë korrupsion. Por problemi është se cili është qëllimi, korrupsioni apo lufta ndaj shkatërrimit të opozitës? Por një përçarje e opozitës e lë në krye të shtetit dhe ky është qëllimi.

Bashkë me këto dosje që dalin zbulohet gjithnjë e më shumë standarti i dyfishtë i SPAK. SPAK po godet sistemin, apo po godet personat dhe mua po më del që godet persona. Nëse do godasësh sistemin ka korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv…SPAK instrument i bandës së mazhorancës dhe në rastin më të mirë janë të pafuqishëm, janë të nënshtruar.

Të fundit