Flash News

E-TJERA

Lubonja: Basha ka humbur kredibilitetin, u mbështet te Rama për vulën

Lubonja: Basha ka humbur kredibilitetin, u mbështet te Rama për

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën politike në vend.

Ndër të tjera, u ndal te grupimi i deputetëve demokratë me në krye Lulzim Bashën.

Në një intervistë në News 24, Lubonja thotë se ata kanë humbur kredibilitetin pasi janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së.

“Basha dhe deputetët e tij janë mbështetur te Edi Rama për marrjen e vulës së PD-së dhe për mua kanë humbur kredibilitetin. Situatën e demokratëve e shoh me pesimizëm. Njerëzit i shoh të nënshtruar dhe të tërhequr për t’u ngritur në protesta.

Duhet të ndodhë diçka shumë e rëndë për të pasur protesta të vërteta.  Shqiptarët janë të mpirë në këtë moment. Opozita nuk është shumë e besueshme dhe e përçarë”, tha Lubonja.

 

Të fundit

13 Qershor 2026, 15:00