Flash News

E-TJERA

Lubonja: Do ishte goditje për drejtësinë nëse rrëzohet kërkesa për heqjen e imunitetit të Ballukut

Lubonja: Do ishte goditje për drejtësinë nëse rrëzohet

Analisti Fatos Lubonja foli mbi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku në Kuvend.

I ftuar në News 24, Lubonja tha se nëse kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do rrëzohet në Kuvend, do të jetë një goditje ndaj drejtësisë. 

“Nëse kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut do rrëzohet në Kuvend, kjo do të jetë një goditje ndaj drejtësisë, por edhe ky do marri goditje nga ndërkombëtarët, mendoj, në popull po e po. Ky pushtetet i ka për ta injoruar drejtësinë, mund të thotë e të luajë edhe me ndërkombëtarët, me BE apo KE dhe ta shtyjë. Sepse ne jemi të qartë që ky është një regjim.

Ka protesta, por populli është i lodhur dhe kërkon shpëtimin. Kur trashet e trashet shumë, bie një ditë. Rreziku i një drejtësie të kapur nga Rama mbetet i njohur dhe prezent, këtë e tregoi edhe Gjykata Kushtetuese. Në një vend normal, Rama do ishte nën hetim dhe do kishte “fluturuar””, shprehet analisti.

Për Lubonjën, drejtësia po punon, por duhet të tregojë më shumë kurajo. 

“Ka kurajo nga SPAK dhe drejtësia, por duhet të hetohet edhe më thellë. Me këto gjëra që janë sheshit dhe ata nuk veprojnë, ata shkatërrohen si karrierë, me këto prova që kanë dalë hapur, me përgjimet, që i dinë edhe ndërkombëtarët, do ishte skandal që të mbrohej Rama. Ata mendojnë edhe për të nesërmen e tyre. Ne e dimë tani që mbreti është lakuriq, e shohin të gjithë, ai shpreson vetëm të mburoja e ndërkombëtarëve që e ka pasur deri tani, si dhe tek Berisha që ka përballë”, shprehet ai.

 

Të fundit