Flash News

E-TJERA

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit, fitore edhe për Shqipërinë

Lubonja: Fitorja e Albin Kurtit, fitore edhe për Shqipërinë

Analisti Fatos Lubonja e ka cilësuar fitoren e Vetëvendosjes në 14 shkurt në Kosovë si një shpresë edhe për Shqipërinë.

I ftuar në emisionin ‘’Real Story’’, Lubonja thotë se Kosova ka qenë në një pikë të trajektores ku nuk ka arritur pikën e degradimit që ka arritur Shqipëria.

Ai shton se fitorja e Kurtit është shpresë për edhe për të ngjallur shpresë në Shqipërinë e dëshpëruar që ka arritur shumë larg dhe në mënyrë të pakthyeshme për të ardhur tek një shtet që është një shtet ndoshta më social, sepse ka një program.

Para zgjedhjeve bëra një titull Vetëvendosja si shpresë, dhe një rezervë për krejt dhe drejt. Rezervë për Shqipërinë dhe Kosovën.

Për të na ndërtuar një shpresë ndryshimi dhe këtu hamë debat e editorialin tuaj, për çfarë ka nevojë Shqipëria, për një sistem neoliberal, individual, konsumist. Me vjedhje, korrupsion e trafiqe droge. Ai shteti liberal tek ne është kështu. Ajo gjëja elegante kur kombinohet me këto gjërat bëhet kështu.
Në analizën që i kam bërë unë, Kosova ka qenë në një pikë të trajektores ku nuk ka arritur pikën e degradimit që ka arritur Shqipëria. Për shkak të kombinimit të neoliberizmit me problemet. Kosova nëse do vazhdonte me sistemin që kishte marrë për funksionim, neoliberizmin, shteti sa më i dobët. Plus problemet që do akumuloheshin, ekonomi kriminale, korrupsioni, mund të arrinin tek Shqipëria.

Fitorja e Kurtit është shpresë për të ndaluar në Kosovë trend, por për të ngjallur shpresë në Shqipërinë e dëshpëruar që ka arritur shumë larg dhe në mënyrë të pakthyeshme për të ardhur tek një shtet që është një shtet ndoshta më social, sepse ka një program. Partitë këtu s’kanë program, edhe nga ana ideologjike, si shtet social, jo leninist e komunist.
Të flasësh për banka shtetërore dhe komunizëm. Shumë gjëra kanë qenë komuniste deri në ’91 edhe në Europën Perëndimore. Dhe privatizimi flitet tani ishte mirë apo keq. Vetëvendosja është shpresë, sepse në Shqipëri nuk kemi një parti që të përfaqësojë të papërfaqësuarit.
Nuk e di nëse dëgjon njerëzit apo jo. Pse votuan ata është punë e tyre, por programi i Vetëvendosjes është program më i ndjeshëm ndaj të papërfaqësuarve. Shtet social. Ka të përbashkëta me parti, luftën ndaj oligarkisë që duhet t’i ketë edhe një parti për shtetin liberal. Vetëvendosja në një farë kuptimi duhet ta shohim në dy aspekte. Fitorja e bujshme, një aspekt të lodhje e zhgënjimi të kastës politike që kërkon ndëshkim ndaj saj. Ka dhe një tjetër, që tek ne nuk e kemi. Shpresa tek kjo”, thotë Lubonja.  

Të fundit