Flash News

E-TJERA

Lubonja: Mesazhi që dha Rama me zgjedhjen e Blendi Çuçit në vend të Sandër Lleshajt

Lubonja: Mesazhi që dha Rama me zgjedhjen e Blendi Çuçit
Analisti Fatos Lubonja

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar emërimin e kryeministrit Edi Rama në krye të Ministrisë së Brendshme pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt pas protestave për vrasjen e Klodian Rashës nga një efektiv policie.

I ftuar në rubrikën “Opinion”, në News24, Lubonja thotë se Rama dha një mesazh me zgjedhjen e Blendi Çuçit, i cili deri tani mbante postin e Ministrit të Bujqësisë.

“Si person Çuçi mund të jetë njeri i qetë, por problemi këtu është kryeministri. Të jesh normal këtu nuk do të thotë të jesh 0 që i shtohet 1. E zgjodhi që të mos thotë njeri gjë dhe që të ketë një njeri të sigurt aty, që nuk i prish punë”, thotë Lubonja.

Të fundit