Flash News

E-TJERA

Lubonja: Rama ka rritur autoritarizmin duke luajtur “bukën e gojës” së qytetarëve

Lubonja: Rama ka rritur autoritarizmin duke luajtur “bukën e

Analisti Fatos Lubonja tha se qeveria ‘Rama’ ka rritur autoritarizmin e tij duke luajtur me “bukën e gojës” së qytetarëve.

Në një lidhje direkte për Neës24, Lubonja u shpreh se vetëm një opozitë e bashkuar mund ta ndalë Ramën dhe këtë mazhorancë, që vetëm sa vjen e prodhon krime.

“Qeveria ka rritur autoritarizmin. Po bën që njerëzit të jenë me mazhorancën me forma të ndryshme, me bukën e gojës, me patronazhimin. Opozita duhet të bëhet bashkë në një aleancë të madhe, që të ndalojnë këtë mazhorancë, që vazhdon me idenë që e kam thënë më herët krimi ndjell krimin. Ajo që ndodhi në Himarë ishte parathënie e asaj që do ndodhë në zgjedhjet e vitit 2025. Nuk besoj se gjërat do të zgjidhen në Shqipëri me zgjedhje. Ajo që shoh është shembja e tunelit, kur të mbarojë pastrimi i parave dhe mos ketë më para. Ka punuar Rama në korruptimin e çdo opozitar”, tha Lubonja.

Të fundit