Flash News

E-TJERA

Lubonja: Rinia duhej të ishte te Kryeministria pas skandalit të 50 mln eurove të Llogarasë

Lubonja: Rinia duhej të ishte te Kryeministria pas skandalit të 50 mln

Analisti Fatos Lubonja ka zbërthyer kuptimin e 8 dhjetorit, Ditës së Rinisë, që simbolizon fillimin e rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri.

Në në News24, Lubonja tha se gjendja e sotme e të rinjve nuk ndryshon shumë në thelb nga ajo e dekadave të shkuara, pasi Shqipëria vijon të funksionojë si një regjim që e shtyp dhe e dobëson shoqërinë.

Lubonja tha se rinia duhej të ishte te Kryeministria pas skandalit të 50 milionë eurove të Tunelit të Llogarasë.

"Është një thirrje që bëhet nga njerëz që e kanë humbur një lloj besimi. Thotë bashkohuni me udhëheqjen tonë. Ajo që i mungon politikës përfshirja reale e rinisë, në parti. Kontakti direkt me liderët e partisë. Politika jonë e ka katandisur popullin në stadium na shikoni si luajmë ne. Demokracia nuk është kjo, është vendimmarrje në jetën politike të vendit. Ky lloj autoritarizmi që kërkon rininë në një protestë por nuk e mobilizon ditë për ditë me pasion politik, nuk ecën.

Jetojmë në një regjim që i mpak njerëzit, i poshtëron, i blen, i përdor, i dërgon jashtë njerëzit. Mua më kujtohet në komunizëm qenë si festa si 1 maji apo festa e gruas, që festoheshin. Në botën demokratike ishin ditë protestash. Edhe 8 marsi. Kështu duhet të kishte qenë dhe festa jonë këtu. Për kërkesa të mëtejshme të rinisë. Ça themele demokracie, kemi hedhur?! Kështu më duket mua", tha Lubonja.

Të fundit