Flash News

E-TJERA

Lubonja “shpërthen” ndaj Ramës: Grup i strukturuar kriminal për qejfe, të japë dorëheqjen

Lubonja “shpërthen” ndaj Ramës: Grup i strukturuar

 

Analisti Fatos Lubonja komentoi skandalet që kanë mbërthyer qeverinë dhe shmangien që kryeministri Rama iu bën, duke u arratisur nga seancat plenare të Kuvendit.

I ftuar në emisionin “Open” në News 24, Lubonja tha se ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur e për të bërë qejfe, por jo për t’i shërbyer popullit.

Sipas Lubonjës, Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit. Ai tha se Zoto, Gugallja dhe Mërtiri ose kanë kapur të gjithë shtetin, ose shteti po i përdor ata.

“Janë skandale që nuk t’i merr mendja… Ky është një grup i strukturuar kriminal për të vjedhur dhe për të bërë qejfe, e jo për t’i shërbyer popullit. Rama duhej të jepte dorëheqje për mua. Por problemi është shumë i madh. Në një mënyrë ose tjetër, këta janë të gjithë brenda. Mërtiri, Zoto dhe Gugallja kanë kapur gjithë shtetin, ose shteti i ka përdorur këta, nuk kuptohet mirë. Ta reduktosh gjënë tek Ahmetaj, nuk e di SPAK sesa merret më gjithë këtë si kompleks, dhe sa i ka të ndara këta copa-copa”, tha Lubonja.

Të fundit