Flash News

E-TJERA

Lubonja sqaron deklaratën ‘kush krijon parti të re në prag zgjedhjesh është i blerë nga Rama’: U pendova kur votova Bojaxhiun dhe Blushin  

Lubonja sqaron deklaratën ‘kush krijon parti të re në prag

Analisti Fatos Lubonja ka shpjeguar deklaratën e një dite më parë kur tha se kush krijon parti të re në prag zgjedhjesh, është ose delirant, ose i blerë nga Rama’.

Duke folur në ‘Real Story’, Lubonja mori si shembull partitë e Gjergj Bojaxhi në zgjedhjet lokale dhe partinë e Ben Blushit, për të cilët tha se i ka votuar, por është penduar.

“Nga përvoja që kam që njoh klasën politike, shqiptarët dhe nga ana parimore, thashë se kush bën parti në prag zgjedhjesh ose është delirant ose i blerë nga Rama.

Nga ç’kemi provuar  partitë është mirë të mbaronin zgjedhje dhe të formoja një parti, që të kem 4 vjet që të bind shqiptarët që s’jam i blerë dhe delirant . Unë kam votuar dy herë partitë e krijuara para zgjedhjeve, Bojaxhiun në lokale dhe Ben Blushi.

Jam penduar sepse me Blushin bëra debat, e mbështeta dhe i thash mos kujto se mbarove me këto zgjedhje, ti tani fillon. E patë si vazhdoi Blushi pasi mbaruan zgjedhjet.

Bojaxhiun e mbështeta dhe çfarë ndodhi? Sa mbaruan zgjedhjet doli Rama me projekt pallat te universiteti me ca kërpudha te Sheshi Nën Tereza, u ngri shoqëria civile, shkova edhe unë. Kërkova Bojaxhiun, nuk ishte. ti provosh popullit që ke disa ideale mos ma krijo partine para zgjedhjeve, mund të kenë blerë për të marrë ca vota kundërshtari”, tha Lubonja.

Të fundit