
Flash News
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
Alarm për bombë, Policia largon deputetët dhe mediat nga ndërtesa e Kuvendit të Kosovës
“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
Lubonja: Unë isha mik me Ramën artist, ai i tradhtoi idetë e tij
Gazeta e përjavshme franceze “Le Nouvel Obs” ka publikuar një artikull mbi Shqipërinë, ku në fokus ka patur ngritjen e kampeve të refugjatëve në vendin tonë, mbi bazën e marrëveshjes mes kryeministrit Edi Rama dhe asaj italiane Gerogia Meloni.
Pjesë e artikullit ka qenë edhe një intervistë me publicistin Fatos Lubonja, i cili ka deklaruar se e vetmja gjë e sigurt nga ngritja e kampeve të refugjatëve është se do i kushtojnë shtrenjtë Shqipërisë.
Ndër të tjera Lubonja ka folur edhe për miqësinë që ka patur me kryeministrin Rama, por sipas tij, kreu i qeverisë tradhtoi idetë e tij, pasi u fut në politikë.
Nga Marie Vaton “Le nouvel Obs”
Fatos Lubonja është një shkrimtar dhe kritik, i lindur në Tiranë në vitin 1951, që jeton midis kryeqytetit të Shqipërisë dhe Pizës, në Itali. Ai është një zë i rëndësishëm në skenën intelektuale dhe letrare të këtij vendi të vogël të Ballkanit, i njohur për kritikat e tij të ashpra ndaj totalitarizmit dhe për luftën e tij të ashpër për demokracinë dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht me revistën e tij «Përpjekja», e themeluar në vitin 1994. Vepra e tij eksploron temat e shtypjes dhe lirisë, duke reflektuar përvojat e tij personale si një i burgosur politik nën regjimin komunist të diktatorit Enver Hoxha për gjashtëmbëdhjetë vjet.
Në vitet e fundit, ai i është përkushtuar edhe artit përmes instalacioneve që frymëzohen kryesisht nga kujtimet e tij prej përvojës në robëri. Ai është, ndër të tjera, autor (me Ardian Isufin) i Memorialit Postbllok (ose memoriali Check-Point) për periudhën komuniste, i vendosur në bulevardin kryesor të Tiranës. Për «Le Nouvel Obs», ai analizon marrëveshjen e kontestuar të nënshkruar në nëntor 2023 midis Romës dhe Tiranës për externalizimin e kërkesave për azil nga Italia.
Vendi juaj, Shqipëria, sapo ka pritur një grup të parë personash të shpërngulur të kapur në det nga autoritetet italiane. Këta gjashtëmbëdhjetë burra janë transferuar në qendrën e portit të Shëngjinit ku do të shqyrtohen dosjet e tyre. Kjo është hera e parë që një vend anëtar i Bashkimit Evropian (BE) externalizon kërkesat e tij për azil në një vend të tretë. Pse Tirana pranoi të nënshkruajë këtë marrëveshje në nëntor 2023 me Giorgia Melonin?
Fatos Lubonja: Kryeministrja italiane pretendon se ky protokoll do të ketë një efekt ndalues mbi kandidatët për emigrim. Nuk e di nëse kjo do t’i dekurajojë ata, por është e sigurt që do të kontribuojë në padukshmërinë e tyre, pasi këto burgje janë të ndaluara për akses dhe plotësisht të kontrolluara nga policia italiane. E vetmja gjë e sigurt është se e gjithë kjo do të kushtojë jashtëzakonisht shtrenjtë për Italinë: ky transferim i parë ka kushtuar të paktën 250,000 euro, që do të thotë 15,000 euro për migrant.
Duhet kuptuar se kjo marrëveshje është negociuar në fshehtësi. Në Shqipëri, askush nuk ishte në dijeni. Por, edhe sikur të ishim, nuk do të kishte ndryshuar asgjë, pasi nuk ka asnjë mënyrë për të kundërshtuar vendimet që merr qeveria. Këtu, opozita shqiptare është reduktuar në minimum. Edhe kur ajo denoncon abuzimet e kryeministrit tonë, Edi Rama, [në pushtet që nga viti 2013], regjimin e tij autoritar oligarkik dhe propagandistik, zëri i saj nuk ka peshë në skenën gjeopolitike ndërkombëtare.
Eshtë edhe më e paqartë se çfarë ka fituar Shqipëria nga kjo?
Shumë gjëra. Së pari, Shqipëria po pret që prej dhjetë vjetësh që kandidatura e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian të shqyrtohet. Prandaj është e qartë se kryeministri ynë Edi Rama po përpiqet të luajë rolin e nxënësit të mirë të Ballkanit duke ndihmuar Bashkimin Evropian ne problemin që ai ka me emigracionin. Ai vetë kishte folur për “solidaritetin evropian” për të justifikuar nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje me Giorgia Melonin. Për më tepër, rastësi apo jo e kalendarit, më 15 tetor, ditën para mbërritjes së migrantëve të parë të transferuar në territorin shqiptar, Shqipëria hapi zyrtarisht në Bruksel kapitullin e parë të negociatave të saj për anëtarësim. Duhet theksuar se nuk është hera e parë që vendi ynë luan një rol në politikën migratore evropiane: në vitin 2019, ne ishim gjithashtu të parët që pranuam në territorin tonë një operacion të përbashkët të Frontex, agjencisë evropiane të kufijve dhe rojeve bregdetare, jashtë zonës së BE-së, për të forcuar menaxhimin e kufijve të saj.
Në kronikat tuaja të publikuara në media franceze si «Courrier des Balkans», ju denonconi hipokrizinë e këtij protokolli të negociuar pas shpinës të Komisionit Evropian, por që, që atëherë, është përshëndetur nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen, si dhe nga rreth pesëmbëdhjetë vende anëtarë të BE-së, si Austria apo Danimarka, dhe më së fundi, Franca, përmes zërit të ministrit të saj të Brendshëm Bruno Retailleau.
Pikërisht. Ekziston një sistem standardesh të dyfishta që unë e denoncoj ashpër. Nga njëra anë, kemi Bashkimin Evropian që u kërkon vendeve kandidate që shpresojnë të antarësohen programe reformash për të rregulluar legjislacionin, standardet dhe praktikat e tyre, sipas vlerave demokratike të vetë Unionit.
Nga ana tjetër, BE vijon që prej vitit 2015 të lidhë partneritete financiare me vende të treta jo-demokratike si Libia, Maroku, Turqia, Tunizia për të forcuar kontrollin e flukseve migratore dhe së fundi, për të externalizuar kufijtë e saj, ndërsa mbyll sytë për shkeljet e të drejtave të njeriut që kjo shkakton.
Dhe çfarë mendoni për mbikëqyrjen nga Zyra e Lartë të Komisionerit të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët? A nuk është kjo një garanci e mjaftueshme sipas jush?
Do të ketë misione vëzhgimi nga shoqatat për të drejtat e njeriut, veçanërisht në muajt e parë. Ajo që më shqetëson është prania e tyre në afat të gjatë. Kjo marrëveshje është parashikuar për pesë vjet. Dyshoj se nuk do të ketë shkelje për një kohë kaq të gjatë. Ajo që duhet kuptuar është se Shqipëria nuk është zgjedhur rastësisht. Ne jemi një vend pa sindikata, pa sistem demokratik, të përfshirë nga korrupsioni dhe trafikimi i drogës. Kemi kaluar nga diktatura e Enver Hoxhës në një sistem oligarkik gjithnjë e më autoritar, të modeluar sipas Vladimir Putinit. Për Evropën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, është mjaft praktike të negociojnë me një shtet autoritar që i përgjigjet interesave të tyre pa u shqetësuar shumë për atë që ndodh brenda. Shqipëria e Edi Ramës është një model klientelist ku të gjithë partnerët janë mbretër për aq kohë sa paguajnë dhe e lejojnë atë të vazhdojë sistemin e tij: atë të mbajtjes së pushtetit në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ne jemi shndërruar në nënkontraktorë për Perëndimin: deri tani trajtonim mbeturinat tuaja, tani edhe migrantët tuaj.
Ju vetë e njihni mirë kryeministrin Edi Rama, i cili ishte një nga miqtë tuaj të ngushtë dhe anëtar i revistës suaj letrare «Përpjekja», e themeluar në Tiranë në vitin 1994, tri vjet pasi ju dolët nga nga burgu.
Është e vërtetë. Në atë kohë, ai ishte kthyer nga Parisi, ku kishte studiuar artet plastike. Ai kishte një thënie: «Inteligjenti kërkon të vërtetën, ndërsa politikanët kërkojnë votat.» Unë isha mik me të kur ai kërkonte të vërtetën. Por kur u bë politikan, ai tradhtoi të gjitha idetë e tij. Ai, që u bë i njohur në vitin 2003 me një projekt artistik të gjerë që përfshinte rilyerjen me ngjyra të ndezura të të gjitha fasadave të qendrës së Tiranës kur ishte kryetar i bashkisë, tani është themelues i shkatërrimit të të gjithë monumenteve tona historike, të cilat i zëvendëson me godina të shëmtuara dhe kulla fallike, ndërtimi i të cilave shërben për të pastruar paratë e drogës. Por të gjitha këto, Giorgia Meloni, dhe para saj Matteo Renzi [kryeministër italian nga 2014 deri në 2016], apo Donald Trump [president i Shteteve të Bashkuara nga 2017 deri në 2021, që po kërkon një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë], miqtë e tij të rinj, nuk i shohin. Ai ka fabrikuar një personazh ikonik, pak artist, pak nga të gjitha, që pretendon të jetë progresist, gati “woke” ndonjëherë, në mënyrë që ti pëlqejë dhe pse jo, ti argëtojë perëndimorët.
Kjo është ironike, sepse në të njëjtën kohë krimi i organizuar po përparon dhe më shumë se 700,000 nga 2.8 milion shqiptarë kanë ikur nga vendi për të emigruar masivisht në Evropën Perëndimore dhe Veriore. Më kujton profecinë e Guy Debord: «Nëse në një sistem, iluzioni me format e tij spektakolare arrin në pikën që mbizotëron mbi realitetin, kjo tregon se rendi social është në krizë legjitimiteti.»
Të fundit



Kuko e PS: Çfarë ka Zelenskyy më shumë se Zegjineja?
5 Korrik 2025, 18:45
Shqiptari rrezikon të mbytet në ujërat e lumit Piave në Itali
5 Korrik 2025, 18:22
Paqe fiskale, por me kosto
5 Korrik 2025, 18:00
Evazioni fiskal i ‘Bankers’, lihet në burg CEO kinez dhe ish-drejtori
5 Korrik 2025, 17:39
Kyle Walker i bashkohet klubit anglez me kontratë dyvjeçare
5 Korrik 2025, 17:20
Përplasen dy makina në aksin Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur
5 Korrik 2025, 17:05
Gjesti prekës! Liverpool do t’i paguajë rrogën familjes së Jota-s deri në vitin 2027
5 Korrik 2025, 16:45
Shenjat e horoskopit që tradhtojnë më shpesh
5 Korrik 2025, 16:25

“I kërkova unë shkarkimet”, Dredha tenton të zbutë 'goditjen' e Ramës në Vlorë
5 Korrik 2025, 15:48
Kërcënimi me bombë në Kuvend, prokurori: Ishte gënjeshtër
5 Korrik 2025, 15:22
Lëvizte me thikë në dorë në shëtitoren e Sarandës, procedohet penalisht italiani
5 Korrik 2025, 15:04
Bardhi: Rinumërimi nxori në sipërfaqe sa e pangopur në vjedhje është Zeqine Balluku
5 Korrik 2025, 14:44
Plagosje me thikë në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, autori në kërkim
5 Korrik 2025, 14:37
Lot dhe dhimbje, përcillet për në banesën e fundit Diogo Jota
5 Korrik 2025, 14:21
Suksesi nis nga vetja! Mënyra të thjeshta për të investuar në zhvillimin personal
5 Korrik 2025, 13:58
Iu gjetën në banesë armë zjarri pa leje, arrestohet 50-vjeçari në Lushnje
5 Korrik 2025, 13:43

Gjykata e Tiranës lë në burg Skerdi Sinën
5 Korrik 2025, 12:59
Laboratori i kokainës në Greqi, ja kush ishin shqiptarët e arrestuar dhe në kërkim
5 Korrik 2025, 12:40
Drejtësi me regji/ Vangjeli: SPAK nuk heton asnjë skandal ku është i përfshirë Rama
5 Korrik 2025, 12:22
Berisha uron bashkëshorten për ditëlindjen: Liri, hyjnia tokësore e jetës sonë!
5 Korrik 2025, 12:07

“Vullneti i popullit” dhe ironia e dorëheqjeve të komanduar
5 Korrik 2025, 11:32
Rreziku i mbytjeve gjatë verës: Si ta shijoni ujin pa rrezikuar jetën
5 Korrik 2025, 11:20
Situata e zjarreve në vend, në 24 orë u raportuan 16 vatra, 4 ende aktive
5 Korrik 2025, 11:07

Sëmundjet që përhapen nga mushkonjat janë një problem në rritje në Evropë
5 Korrik 2025, 10:44
Skema mashtruese/ Dalin sot para gjykatës drejtuesit e kompanisë “Bankers”
5 Korrik 2025, 10:27


Arrestohet në Turqi një nga kriminelët më të rrezikshëm dhe të kërkuar në Suedi
5 Korrik 2025, 09:38
Këmbimi valutor/ Me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja
5 Korrik 2025, 09:18

"Mos u ndikoni nga opinioni i të tjerëve", horoskopi për ditën e sotme
5 Korrik 2025, 08:40

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 Korrik 2025, 08:02
Fuga ngre alarmin: Civilizimi i qytetërimit në Shqipëri po bie!
4 Korrik 2025, 22:54
Trump thotë se është gati të rrisë tarifat deri në 70% për disa vende
4 Korrik 2025, 22:35
Tre shenjat e zodiakut që do ‘pasurohen’ në Korrik
4 Korrik 2025, 22:05
Lufta në Gaza, Hamasi pranon propozimin e SHBA-së për armëpushim 60-ditor
4 Korrik 2025, 21:50
Autokracia në Shqipëri, Fuga: Qeverisja ka dalë jashtë kontrollit
4 Korrik 2025, 21:40
Meta: Bujqësia me kredi, mashtrimi i ri!
4 Korrik 2025, 21:26



"Skandali me Bankers si inceneratorët'/ Bushati: Bashkëpunim i korruptuar shtetëror!
4 Korrik 2025, 20:24
Përfundon pa ndryshime rinumërimi i votave në Durrës
4 Korrik 2025, 20:12
Shpërthen pika e karburantit në Romë, 25 të plagosur (VIDEO)
4 Korrik 2025, 20:00

Këto zakone të pasdites shpesh sabotojnë humbjen e peshës
4 Korrik 2025, 19:39
Ish-lojtari i Arsenalit, Thomas Partey akuzohet për p*rdhunim
4 Korrik 2025, 19:24
Zhduket pa gjurmë çobani në Delvinë
4 Korrik 2025, 19:14
LDK-ja i drejtohet Kushtetueses për vazhdimin e seancës konstituive pas aktgjykimit
4 Korrik 2025, 19:01
Bardho i la mandatin Zegjinesë/ anëtari i KAS: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor
4 Korrik 2025, 19:01

The New York Times: Shqipëria nën tymin e shkaktuar nga masakra mjedisore në Elbasan
4 Korrik 2025, 18:08
Zhvillimet e vrullshme në Sulltanat!
4 Korrik 2025, 18:00



Italia ashpërson rregullat për qarkullimin e monopatinave
4 Korrik 2025, 17:20

E pazakontë për kohën, mjegulla e dendur mbulon bregdetin e Vlorës
4 Korrik 2025, 16:48


Aksident në aksin Shkodër -Lezhë, një i vdekur e 3 të plagosur
4 Korrik 2025, 16:14
Shqipëria me më pak kërkesa për azil dhe shtetësi shqiptare në 2024
4 Korrik 2025, 16:06
Ndërhyrja e Ramës në Bashkinë e Vlorës zhbën “ndarjen ligjore të pushteteve”
4 Korrik 2025, 15:55
Shqipëria e fundit për cilësinë e jetesës, PD: Qeveria teknike është zgjidhja!
4 Korrik 2025, 15:42
Nico Williams i thotë “Jo” Barcelonës, firmos me Athletic Club deri në 2035
4 Korrik 2025, 15:33
Zjarret në vend, katër vatra vijojnë të jenë ende aktive, si paraqitet situata
4 Korrik 2025, 15:24

Vera sjell ndryshime të mëdha për këto 4 shenja të horoskopit
4 Korrik 2025, 15:00

Aksident i rëndë në aksin Peqin-Elbasan, dy të plagosur rëndë
4 Korrik 2025, 14:37
Kur qeveria del në terren… për problemet që i krijoi vetë
4 Korrik 2025, 14:19
GJKKO lë në fuqi masën e sigurisë për kreun e KPP
4 Korrik 2025, 13:58
Kush do ta zëvendësojë Ilir Metën dhe do marrë drejtimin e PL-së?
4 Korrik 2025, 13:50
Berisha: Shkarkimi i drejtorëve në Vlorë, një akt tjetër i ‘kokave të turkut’
4 Korrik 2025, 13:41




Librazhd/ Në gjendje të rënduar psikologjike, i riu konsumon pesticide
4 Korrik 2025, 13:05

Përplasje në GJKKO, Plarent Dervishaj ofendon Erjon Alibejn, nxirret nga salla
4 Korrik 2025, 12:42

Konsumimi i tepërt i çokollatës, ja cilat janë dëmet që shkakton në organizëm
4 Korrik 2025, 12:23

Zjarret në vend/ 21 vatra në 24 orët e fundit, 4 ende aktive
4 Korrik 2025, 12:00
BB kërkon transparencë për borxhin: Shqipëria të publikojë detaje për çdo hua
4 Korrik 2025, 11:50
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet
4 Korrik 2025, 11:40

Gara për kreun e BKH, faza e tretë më 11 korrik
4 Korrik 2025, 11:20

Frazat toksike që tregojnë se marrëdhënia juaj është në telashe
4 Korrik 2025, 11:00