Flash News

E-TJERA

Lubonja: Zgjedhjet në PD nuk duhej të ishin bërë tani  

Lubonja: Zgjedhjet në PD nuk duhej të ishin bërë tani  

Analisti Fatos Lubonja ka komentuar situatën në PD dhe zgjedhjet e brendshme për kryetar partie.

I ftuar në ‘news 24’, Lubonja tha se kjo nuk është koha e duhur për t’u bërë këto zgjedhje, pasi do të ishte më e udhës sipas tij, të diskutohej për manipulimin e votave që ndodhi më 25 prill.  

Anija e opozitës në vend që të ketë aftësinë, bashkë me mazhorancën, luajnë në bord luftën me pushtet brenda PD, me opozitat e ndryshme dhe nuk ndihen shqetësimin e madh, atë të përdhunimit që ka pësuar ky vend me këto zgjedhje. Të dy palët merren pak me çështjen e këtij përdhunimi të madh. Një pjesë janë të dëshpëruar, dikush ia hedh fajin tjetrit. Ekzistonte 97 pas 96, por duhet të bashkohen bashkë për këtë rrezik të madh që është anija, por jo të merremi me kush do të fitojë brenda PD, për të marrë timonin e bordit.

Ai që punon çdo ditë brenda këtij regjimi, mund ti fitojë zgjedhjet pas 4 vitesh. Edhe kur shikoj Bashën që flet sikur është në fushatë. PD nuk i duhet gara se kush do e marri PD, i duhet një bashkim për të zgjidhur gjithçka çfarë ka ndodhur në këto zgjedhje. Manipulimet me paratë që janë hedhur në FB e qytetarëve, ishin problemet që duhej të merrej kjo opozitë”, tha Lubonja.

 

 

Të fundit