Flash News

E-TJERA

Lufta dhe rritja e çmimeve anulojnë 70 % të tureve të pranverës në Shqipëri

Lufta dhe rritja e çmimeve anulojnë 70 % të tureve të

Pjesa më e madhe e tureve natyrore dhe kulturore që organizohen në Shqipëri gjatë pranverës janë anuluar.

Sipas tv Klan, turoperatorët pohojnë se shkak janë bërë lufta ruse në Ukrainë dhe rritja e çmimeve.  

Nga turet e pranverës kemi deri në 70% anulime. Rezervimet ishin shume të mira edhe pse në moment të fundit për shkak të pasigurisë që ofron tregu. Po me nisjen e trazirave në Ukrainë ato ranë menjëherë”, shprehet Endrit Shima.

Pjesa më e madhe e turistëve që e vizitojnë Shqipërinë në pranverë vijnë nga Europa, me paketa 10 deri 15 ditore.

“Nuk u plotësuan dot me numrin minimal ndaj edhe turet u anuluan”, shtoi Shima.

Megjithatë turoperatorët thonë se krahasuar me 2 vitet e pandemisë turizmi njeh përmirësim, duke kapur rreth 40% të rezervimeve të pranverës së vitit 2019, që ishte edhe më i suksesshmi për Shqipërinë.

Të fundit