Flash News

E-TJERA

“Lufta” e Trump ndaj USAID, Tare: Shtëpia e Bardhë do që të vendosë agjencinë në shinat e politikës amerikane

“Lufta” e Trump ndaj USAID, Tare: Shtëpia e Bardhë do

Studiuesi Auron Tare komentoi “luftën” e presidentit të SHBA, Donald Trump ndaj USAID.

Duke folur në News 24, Tare theksoi se ka shumë mundësi që shumë projekte të USAID do të riformatohen ose do të pezullohen. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë do që të vendosë USAID-in në shinat e politikës amerikane.

"Shumë projekte të USAID pritet të riformatohen dhe do të pezullohen. Shtëpia e Bardhë do që të vendosë USAID-in në shinat e politikës amerikane dhe jo që organizata të jetë e pavarur.

Në përgjithësi lëvizja e Trump është pritur mirë, sepse mendohet se peshorja ka lëvizur aq majtas, sa krahët duhet të balancohen. Trump tha se FBI është politizuar shumë dhe deklaratat e tij kanë shkaktuar polarizim të mëtejshëm të shoqërisë amerikane", tha Tare. 

Të fundit