Flash News

E-TJERA

Lufta Iran–Izrael, Demiraj: Betejë gjeopolitike mes Perëndimit dhe bllokut Rusi–Kinë

Lufta Iran–Izrael, Demiraj: Betejë gjeopolitike mes Perëndimit

Eksperti i çështjeve të sigurisë dhe koloneli Dritan Demiraj deklaroi se përplasja mes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael dhe Iran nuk është thjesht një konflikt rajonal, por një përballje mes dy kampeve të mëdha gjeopolitike.

I ftuar në emisionin “Ora 19” në Syri Tv, Demiraj tha se në njërën anë qëndron një bosht shtetesh që përfshin Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin, ndërsa në anën tjetër janë SHBA dhe aleanca euroatlantike.

Sipas tij, objektivi strategjik i konfliktit është shumë më i gjerë se përplasja direkte me Iranin.

“Është një luftë që synon nga njëra anë të ballkanizojë Iranin dhe nga ana tjetër të dëmtojë interesat e kundërshtarëve globalë të SHBA-së. Për Izraelin synimi lidhet me sigurinë dhe dobësimin e Iranit, ndërsa për SHBA-të synimi kryesor është rënia e regjimit dhe vendosja e një lidershipi pro-amerikan”, u shpreh Demiraj.

Ai shtoi se rënia e Iranit do të dobësonte lidhjet ekonomike dhe transportin mes Kinës, Lindjes së Mesme dhe pjesës tjetër të Euroazisë.

"Pa diskutim që kemi një luftë midis dy kampeve. Nga njëra anë kemi Rusinë, Kinën, Korenë e Veriut dhe Iranin, dhe nga ana tjetër kemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës plus aleancën Euroatlantike. Pra, nuk është vetëm thjesht një luftë midis Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Është një luftë e cila po tenton që ta ballkanizojë Iranin nga njëra anë, dhe nga ana tjetër pastaj të dëmtojë, kjo për interes të Izraelit, kurse përsa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më shumë sesa halli i Iranit, është rënia e regjimit, marrja e kontrollit, pra vendosja e një lidershipi pro-amerikan.  

Është një luftë kundër Kinës. Sepse shkatërrimi i asaj, marrja e kontrollit të Iranit ndërpret rrugët e komunikimit, rrugët energjetike, projektet infrastrukturore, portuale, industriale, transportin e kështu me radhë. Pra projektimin e fuqisë të asaj që njihet Belt and Road Initiative. Rënia e Iranit dëmton lidhjen e kontinentit, Kinës me kontinentin, me Lindjen e Mesme, me Afrikën dhe me pjesën tjetër të Euroazisë dhe me pjesën e Azisë Qendrore", tha Demiraj.

Të fundit