Flash News

E-TJERA

Lufta ndaj krimit, Yuri Kim: Tregohuni të zgjuar dhe të pamëshirshëm

Lufta ndaj krimit, Yuri Kim: Tregohuni të zgjuar dhe të

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka kërkuar nga autoritetet që të tregohen të pamëshirshme përballë të gjitha llojeve të krimit.

Nga dogana e Kakavijës, ku ndodhej për dorëzuar disa pajisje që ishin dhuratë nga SHBA-ja, Kim foli edhe për sigurinë e kufijëve.

Ajo tha se mbrojtja e tyre nga trafikimi i drogës apo emigrantëve të paligjshëm është shumë e rëndësishme. Sipas saj, policia duhet të bashkëpunojë edhe me agjencitë e tjera për të luftuar elementët e krimit.

Përballë kriminelëve, kryediplomatja ka kërkuar që të tregohet zgjuarsi dhe fuqi. Gjithashtu ka ritheksuar mbështetjen e SHBA-së në këtë drejtim.

"Angazhimi i vendosur i SHBA-së për forcimin e ligjit në Shqipëri është i palëkundur. Ne nuk jemi vetëm në zotimin tonë për të rritur kapacitetin tonë në këtë fushë jetike, por punojmë ngushtë me BE-në dhe Greqinë për të forcuar sigurinë e kufijve. 

Mbrojtja e kufijve nga qarkullimi i drogës, dhe kontrabandës së njerëzve është i rëndësishëm për sigurinë. Konfiskimet e fundit në kufij janë një tregues i mirë dhe pajisjet që kemi dhuruar kanë shërbyer. Policia kufitare duhet të punoj së bashku me agjencitë e tjera të ligjzbatimit nëse duam të luftojmë elementët kriminale.

Trafikimi i armëve, tregtitë e paligjshme i lidh diçka e përbashkët drejtohen nga kriminelë që janë të zgjuar dhe fuqishëm, prandaj në duhet të jemi më të zgjuar dhe pak më të pamëshirshëm. I nxisim agjencitë ligj zbatuese që të punojnë krah për krah në luftën kundër trafikimit të paligjshëm", tha Yuri Kim.

Të fundit