Flash News

E-TJERA

Lufta në Gaza, shpëton nëna shqiptare dhe 4 fëmijët e mitur

Lufta në Gaza, shpëton nëna shqiptare dhe 4 fëmijët e

Një nënë dhe katër fëmijët e saj të mitur janë riatdhesuar nga Gaza, teksa momentalisht ndodhen në Egjipt, ndërkohë që vijojnë procedurat për ardhjen e tyre në Shqipëri.

 Lajmi bëhet i ditur nga ministri i Jashtëm Igli Hasani.

Lufta në Gaza, shpëton nëna shqiptare dhe 4 fëmijët e

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, UNmigration dhe ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza”, shkruan ai.

 

Të fundit