Flash News

E-TJERA

Lufta në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me Ramën

Lufta në Lindjen e Mesme, PD kërkon seancë dëgjimore me

Anëtarët e Partisë Demokratike në Komisionin për Çështjet Europiane dhe Politikën e Jashtme kanë kërkuar thirrjen e një mbledhjeje urgjente, për zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme.

Përmes një kërkese zyrtare drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, deputetët e opozitës i janë drejtuar kryetarit të komisionit, Igli Hasani, duke kërkuar që çështja të trajtohet me prioritet në agjendën e komisionit.

Në dokumentin e depozituar, përfaqësuesit e Partisë Demokratike propozojnë zhvillimin e një seance dëgjimore me kryeministrin Rama, e cila sipas tyre duhet të mbahet më 9 mars 2026.

Të fundit