Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, a rrezikon Shqipëria në rast përshkallëzimi? Kodheli: S’kemi avionë, por vijnë për 10 min nga aleatët

Lufta në Ukrainë, a rrezikon Shqipëria në rast

Mimi Kodheli, ish-ministre e Mbrojtjes në mandatin e parë të qeverisë “Rama” ka treguar se çfarë ndodh në rast se Shqipëria rrezikon nga ndonjë përshkallëzim i mundshëm i konfliktit Rusi-Ukrainë.

Duke folur në Open, Kodheli tha se vendi ynë ka mungesë avionësh, por hapësira jonë ajrore ruhet nga aleatët.

Ne nuk kemi mungesë kapacitetesh, përkundrazi. Kemi mungesë avionësh por hapësira jonë ajrore ruhet nga aleatët. Greqia dhe Italia na ruajnë, dhe pavarësisht mungesës së avionëve, avionët e aleatëve vijnë për më pak se 10 minuta në hapësirën tonë ajrore”, tha Kodheli.

E pyetur se a duhet të ndihmojë dhe Shqipëria me armatim, ajo tha se “Shqipëria është pjesë e aleancës, dhe në dijeninë time do ta bëjë këtë gjë shumë shpejt”.

Të fundit