Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, analistët në ‘Politiko’: Rusia nuk është aq e fuqishme sa Bashkimi Sovjetik, kisha ka dështuar

Lufta në Ukrainë, analistët në ‘Politiko’: Rusia

Nisja e luftës ruse në Ukrainë është tema e diskutimit në emisionin ‘Politiko’ në Top News.

Analistët Akil Pano, Artan Hoxha, Roemo Gurakuqi kanë komentuar ndërhyrjen ruse gjatë dy ditëve të fundit.

Akil Pano: Duket sikur çdo 100 vjet nis nga një luftë e re botërore. Është histori që duhet marrë me shumë seriozitet. Kancelaritë diplomatike të dy vendeve dështuan, edhe evropiane dështuan. Nuk dihen paradigmat e reja të konfliktit Rusi-Ukrainë. Kisha në Rusi ka dështuar në esencën e dogmës qendrore që lidhet me të qenurit faktor paqeberje brenda kombit dhe midis kombeve.      

Artan Hoxha: Putin është bërë emocional, është i paparashikueshëm. Rusia shikon një perëndim të dobët në perceptimin e tij. Problemeve të tij di ti japë zgjidhje vetëm me forcë. Ekonomikisht është e papërfillshme në tregun botëror, kërkon të rishkruaj rregulla.

Romeo Gurakuqi: Ukraina është i obsesion i Putin, tenton ta kthejë në oborr të Kremlinit sic ka qenë në perandorinë cariste. Rusia nuk është aq e fuqishme sa Bashkimi Sovjetik. Është lojtar që luan i vetëm

 

 

Të fundit