Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, Bugajski në ‘Politiko’: Konflikti mund të zgjerohet, Serbia ‘kali i Trojës’ së Putin në Ballkan

Lufta në Ukrainë, Bugajski në ‘Politiko’: Konflikti

Janusz Bugajski, studiues i gjeopolitikës ka komentuar në një lidhje me ‘Skype’ nga SHBA luftën ruse në Ukrainë.

Në një intervistë për emisionin ‘Politiko’ në Top News, Bugajski thotë se Rusia ka dështuar, ndërsa Vladimir Putin synon të krijojë një perandori.

Sipas tij, ky konflikt edhe në shtete të tjera, ndërsa Ulkraina nuk do të sulmohej nëse do të ishte pjesë e NATO-s. Kjo tregon, shton Bugajski se Putin ka frikë nga aleanca euroatlantike.

Po ashtu, ai është ndalur edhe në çështjet ballkanike. Sipas tij, Serbia po përdoret nga Rusia për të krijuar konflikte në Ballkan.

Intervista:

Rusia ka dështuar që prej rënies së BS, nuk është në gjendje të krijojë një perandori. Dështimet që ka regjistruar Rusia me demokracinë, raportet me rajonin e kufijtë, është e varur në burimet natyrore.

Jemi duke hyrë në një periudhë të re e të veçantë. Kjo mund të jetë një shpërthim shumë i dhunshëm.  Do ketë zemërim ndaj regjimit të Putinit. Ky konflikt mund të shtrihet edhe në shtet të tjera.

Të tjerë thonë se perëndimi ka dështuar në raport me Rusinë. ..

Ka shkrimtarë që fajësojnë perëndimin për gjithçka. Ne kemi shtete liberale por edhe konservatore. Ideja e një rendi liberal nuk është i saktë.

Rusia ka ngecur në fazën e saj, do të krijojë perandorinë e carit. Duan që Rusia të zgjerohet, ukrainasit e kuptojnë më mirë se kush është Rusia e vërtetë.

Të tjera e ndajnë Putinin nga Rusia...

Kemi zakonin të personalizojmë problemin, fatkeqësisht. Putin erdhi nga KGB, mori fuqinë më pas nga shteti i policisë, iu bashkuan oligarkët.

Shteti mbështet në baza jo të forta, nuk ka identitet kombëtar.

Kanë qenë lëshimet e Perëndimit që kanë ndihmuar Putinin?

Në 2008 shkrova një libër imperializmin e Rusisë. Nëse Ukraina do ishte në NATO nuk do sulmohej nga Rusia. Kjo tregon se Rusia ka frikë nga NATO, se nuk përballet dot me forcat ushtarake të NATO.

Kush e fiton luftën?

Rusia është qartazi duke humbur, por Ukraina nuk ka fituar ende. Lufta do kërkojë shumë kohë. Forcat ruse janë duke u zbrazur, artileri, avionë, edhe anije të humbura. Është fatkeqësi ushtarake.

Ka patur kërkesë nga Kroacia për anëtarësimin e Kosovës në NATO. Çmendoni për rolin destabilizues të Serbisë dhe anëtarësimin e Kosovës?

Kam qenë pro anëtarësimit të Kosovës. Duhet bindur vendet që refuzojnë njohjen e Kosovës. Serbia është kali i Trojës së Putinit. Po përdorur për të infiltruar mediat që po përdoren nga rusët. Po përdorin Serbinë për të mbajtur balancat e për të krijuar një konflikt.

Serbia përpiqet të destabilizojë rajonin. Mali i Zi është nën trysni nga shërbimet inteligjente te Rusisë.

Cfarë mendoni për Open Balkan?

Është iniciativë e gjeneruar nga Serbia. Më kujton një bashkim ekonomik që do zëvendësonte organizatën ekonomike. Nuk ka kuptim të krijohej kjo iniciativë.

Të fundit