Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, eksperti: Çmimi i naftës do vijojë të rritet, nuk dihet nëse Shqipëria ka rezerva

Lufta në Ukrainë, eksperti: Çmimi i naftës do vijojë

Lufta në Ukrainë ka sjellë rritjen e çmimit të karburanteve. Sot çmimi i naftës për një fuçi arriti në 113 dollarë, ndërsa para nisjes së luftës ishte 96 dollarë për fuçi.

Ky është shtrenjtimi më i lartë i 7 viteve të fundit. Ish-kryetar i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, paralajmëroi se rritja e çmimit të naftës do të vazhdojë edhe më tej.

Sa i përket rezervave që duhet të kenë kompanitë, ai tha për “A2 CNN” se nuk dihet ekzistojnë. Eksperti shtoi se në Shqipëri nuk ka një autoritet që kontrollon nëse kompanitë kanë rezerva për tre muaj, siç e kërkon ligji.

“Pritet të ketë rritje. Kemi hyrë në një luftë dhe nuk ka asnjë indikatorë që tregon se çmimi mund të stabilizohet. Kompanitë duhet të kenë rezera për 90 ditë siç e parashikon ligji. Nuk dihet nëse i kanë rezervat, pasi nuk ekziston një autoritet publik që t’i kontrollë rezervat”, tha Dervishi.

 

Të fundit