Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, ish-shefi i shtabit i Përgjithshëm i FA: Ka filluar faza e dytë e operacionit, mungojnë armatimet

Lufta në Ukrainë, ish-shefi i shtabit i Përgjithshëm i FA:

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të FA, Bardhyl Kollçaku, ka folur mbi situatën e luftimeve në Ukrainë.

Në një lidhje direkte me Vizion Plus, Kollçaku u shpreh se tashmë ushtria ruse ka hyrë në fazën e dytë të operacionit, ku sulmet kanë qenë me raketa dhe municione të rënda.

“Mund të deklarojmë që ka filluar faza e dytë e operacionit special, siç e quan Putin, por ky është një pushtim i një vendi sovran. Kemi bombardime jo vetëm me raketa, por edhe me municione të rrezikshme”, tha ai.

Në këtë fazë të luftës, ish-shefi i shtabit të FA vlerëoi se ushtrive iu nevojiten armatime.

“Ajo që do deklaroj në këtë fazë të dytë të operacionit, problem më i madh është nevoja për armatim. Në disa zona ka nevoje emergjente për municion, vështirësia ndodhet në zonën jugore dhe lindore”, shtoi Kollçaku.

Sa i përket ndihmës së dhënë nga Shqipëria, Kollçaku shprehet se është ofruar një ndihmë në të gjitha fushat dhe pa asnjë lloj limit, pëfshirë këtu municionet dhe oficerët.

“Një pjesë kanë qenë ndihma dhe paisje që janë logjistike, në vitet 2015-2018. Ne kemi pasur oficerë zbulimi. Oficerë monitorimi për shumë vite me radhë. Në kuader të OSBE oficerët shqiptarë i kanë dhënë ndihma forcave të mbrojtjes ukrainase. Ndihma ka qenë në të gjitha fushat dhe pa asnjë lloj limiti”, tha ai.

Të fundit