Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, Karamuço: Putin është kthyer në sociopat, kalkulon çdo gjë dhe nuk tërhiqet

Lufta në Ukrainë, Karamuço: Putin është kthyer

Eksperti i sigurisë Ervin Karamuço ka bërë një profilizim të presidentit rus Vladimir Putin duke marrë në konsideratë situatën e fundit dhe luftimet që kanë nisur në Ukrainë.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”, Karamuço u shpreh se Putin ka pasur që në vegjëli probleme me bullizmin duke u profilizuar nga i ati si një njeri autoritar. Eksperti thotë se të gjitha këto e kanë kthyer Putinin në një ‘sociopat’, i cili kërkon me çdo kusht të tregojë se është i fortë, i gjallë dhe nuk vdes kurrë.

Ndër të tjera, Karamuço nënvizoi faktin se kur Putin ka nisur ofensivën ndaj Ukrainës, i ka marrë parasysh të gjitha kostot dhe është vështirë jo vetëm të mendosh që do të tërhiqet, por edhe të negociosh me të.

"Amerikanët e dinë që ky ka patur probleme të bullizmit, të dhunës në familje, është projektuar nga i ati si një njeri autoritar. Po ashtu edhe nga shoqëria, është kthyer në formën e një sociopati, sepse e shihni shëndetlig, si person që mund ta rrihnin. Kjo është arsyeja përse është drejtuar tek artet marciale. Edhe sot që është 70 vjeç, ai rri në palestër, merr suplemente.  Ai shkon në Siberi dhe e bën këtë vetëm për të dalë në fotografi që bën jetë në natyrë të egër, pra është i gjallë dhe nuk do të vdesë kurrë. Është pjesë e çregullimeve madhore. Asnjë president në Evropë nuk kërkon të fotografohet lakuriq, ky është i vetmi që e bën, për të treguar që kam forcë, kam muskuj dhe kam epërsi. Ky është kategorizuar si personalitet krafter, shumë i rrezikshëm, që kalkulon cdo gjë. Ky e ka marrë parasysh edhe koston. Ky nuk kthehet mbrapsht, në asnjë lloj mënyre. Është shumë e vështirë edhe të negociosh me këtë. E keni parë që një udhëheqës i madh bën një veprim dhe e ndjekin të gjithë?  Nëse ke një problem të shpinës, ti mund të shtysh pak sediljen e pasagjerit. Por, kur të ndjekin gjithë ministrat", tha Karamuço. 

Të fundit