Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, Kim takon Ramën dhe Xhaçkën: SHBA dhe Shqipëria do koordinohen në NATO dhe OKB

Lufta në Ukrainë, Kim takon Ramën dhe Xhaçkën: SHBA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, pasi Rusia nisi pushtimin ndaj Ukrainës.

Në një postim në rrjetet sociale, Kim shkruan se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në me NATO,  Këshillin e Sigurimit ne OKB për të vënë para përgjegjësisë Rusinë për agresionin e saj kundër Ukrainës dhe paqen dhe sigurinë globale.

Ambasadorja Yuri Kim bisedoi sot me kryeministrin Edi Rama dhe Ministren e Jashtme Olta Xhaçka mbi pushtimin e paprovokuar dhe të pajustifikueshëm të Ukrainës nga Rusia.

SHBA dhe Shqipëria bashkohen me të tjerë në mbarë botën për të dënuar veprimet e Rusisë në kuptimin më të fortë të mundshëm.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë në me NATO, Këshillin e Sigurimit ne OKB për të vënë para përgjegjësisë Rusinë për agresionin e saj flagrant kundër Ukrainës dhe paqen dhe sigurinë globale”, shkruan Kim në Twitter.

Të fundit