Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë, Majko: Po përcaktohen balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme

Lufta në Ukrainë, Majko: Po përcaktohen balancat gjeopolitike

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka komentuar luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në rajon. Ai ka thënë për “Përballje” se agresioni rus në Ukrainë nuk ka ndikim në Kosovë, pasi siguria e kësaj të fundit mbrohet nga NATO.

“Në Kosovë nuk pres të ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Kosova sigurohet nga NATO, dhe baza më ë madhe ushtarake amerikane është në Kosovë”, tha Majko.

Ky i fundit u shpreh se ky është një moment i rëndësishëm dhe jo vetëm një konflikt mes këtyre dy shteteve. Majko tha se kjo luftë  mund të jetë përcaktuese për balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme.

“Mendoj që nuk janë zhvillime të natyrshme, nuk kemi të bëjmë thjesht me një konflikt mes dy shteteve, në rastin përkatës midis Rusisë dhe Ukrainës, por është një lëvizje shumë më e madhe tektonike, e cila mund të përcaktojë balancat gjeopolitike për 50 vitet e ardhshme. Pa përdorur metaforë, jemi duke jetuar në momentet më të rëndësishme për të ardhmen evropiane”, shprehet ai.

 

Të fundit