Flash News

E-TJERA

Lufta në Ukrainë/ Meta: Të vijojnë ndihmat humanitare; Basha: Nuk është kurrë vonë për dialog

Lufta në Ukrainë/ Meta: Të vijojnë ndihmat humanitare;

Presidenti Ilir Meta ka shprehur edhe një herë solidaritetin me popullin ukrainas, i cili ndodhet sot në ditën e pestë të luftës me Rusinë.

Kreu i Shtetit ka postuar një video nga situata në Ukrainë, ndërsa nxit shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare

“Shqipëria krah për krah me Ukrainën, në solidaritet të plotë me përpjekjet e një populli që po lufton heroikisht për të mbrojtur me çdo çmim lirinë e tij!  Nxis shoqërinë civile për të vijuar ndihmat humanitare!”-shkruan Meta në Facebook.

Më herët një reagim në rrjetet sociale ka bërë edhe kryedemokrati Lulzim Basha. Ky i fundit thotë se rezoluta e Këshillit të Sigurisë së OKB-së duhet të mbështetet dhe të tregohet unitet.

Kryedemokrati thekson se nuk është kurrë vonë për dialog, ndërsa shton se të gjithë duhet të punojnë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë.

“Mbledhja e jashtëzakonshme e OKB-së pas rezolutës së Këshillit të Sigurisë të propozuar nga Shqipëria dhe SHBA është një mundësi për të demonstruar një qëndrim të unifikuar të OKB-së në mbështetje të paqes, pas unitetit të demonstruar nga shumë kombe, NATO dhe BE. Lufta nuk është kurrë një opsion pasi sjell vdekje dhe shkatërrim.

Gjithmonë ka vend për dialog, nuk është kurrë vonë. Kjo është koha për këdo që e ka marrë paqen si të mirëqenë, të bashkohet në unitet dhe të punojë me vendosmëri për paqen dhe sigurinë”, shkruan Basha në Twitter.

 

Të fundit