Flash News

E-TJERA

"Lugina e Vjosës të shpallet Park Kombëtar", Meta-qeverisë: Dëgjo qytetarët, tërhiqu nga çdo projekt arbitrar

"Lugina e Vjosës të shpallet Park Kombëtar",
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistve, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga projekt që shkatërrojnë lumin Vjosë.

Kreu i Shtetit thotë se do të vijojnë pa u lodhur me përpjekje për të mos lejuar "çdo vendimmarrje arbitrare, korruptive dhe të dyshimtë" të qeverisë për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.

Ai bën thirrje që e gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar.

"Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës.

Qeveria të dëgjojë zërin e komunitetit, aktivistëve të mjedisit, botës akademike, personaliteteve vendase e të huaja dhe të tërhiqet urgjentisht nga çdo projekt arbitrar, që shkatërron këtë pasuri e trashëgimi natyrore kombëtare, me rëndësi të jashtëzakonshme dhe potencial të madh turistik", shkruan ndër të tjera Meta në Facebook.

Të fundit