Flash News

E-TJERA

Luis Suarez shuan dilemat për të ardhmen, ku do ta shohim futbollisin

Luis Suarez shuan dilemat për të ardhmen, ku do ta shohim futbollisin

Pasi u largua nga Atletico Madrid, Luis Suarez është një lojtar i lirë dhe zërat për transferimin e tij janë të shumtë. Futbollisti ishte në kërkim të një ekipi në Europë në mënyrë që të shkonte sa më në formë në botërorin që do të zhvillohet në Katar.

Rreth 15 mijë tifozëve të Nacional të Montevideos vendosën maska me fytyrën e futbollistit, duke e ftuar atë të firmoste me skuadrën e tyre. Ky gjest, por edhe ambjenti i ngrohtë që 35-vjecari dhe familja e tij ka gjetur në Uruguai, duket se e kanë bindur Suarez për t’iu bashkuar skuadrës.

Përmes një video në rrjetet sociale, ai shprehet se: “Ngrohtësia që kemi marrë unë dhe familja ime, na ka prekur në zemër, ndaj për këtë arsye ishte e pamundur që t’i thoshim ‘jo’ kësaj mundësie. Shpresoj që detajet të sistemohen shpejt për të arritur akordin përfundimtar”.

Kjo do të thotë se palët janë shumë afër nënshkrimit të një marrëveshjeje, që mund të bëhet publike shumë shpejt.

Të fundit