Flash News

E-TJERA

Luiza Gega arrin tjetër rekord kombëtar, ‘rrëmben’ vendin e parë në Itali

Luiza Gega arrin tjetër rekord kombëtar, ‘rrëmben’

Atletja shqiptare Luiza Gega ka shënuar një tjetër arritje duke përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në kampionatet ndërkombëtare.

 

Gega arriti të rrëmbejë vendin e parë në garën 5 km rrugë në eventin “La notte delle stelle” që u mbajt në Forli të Italisë. Atletja regjistroi kohën 15:39 duke vendosur një tjetër rekord në këtë disiplinë kombëtare.

 

Megjithëse ishte hera e parë në garë, Gega arriti të ketë sukses.

 

Në gusht Gega është shpallur kampione e Evropës. Gega fitoi medaljen e artë në Kampionatin e Atletikës që u zhvillua në Mynih.

 

Gega u shpall kampione në 3.000 metra me pengesa me kohën 9’11”31.

 

Atletja shqiptare ishte pretendentja kryesore, pasi mbërriti në finale me kohën më të mirë të regjistruar në fazën kualifikuese. Gega theu me 6 sekonda rekordin e vendosur në vitin 2010 nga rusja Zaripova.

 

 

Të fundit