Flash News

E-TJERA

Luiza Gega: Kam patur oferta nga shtete të tjera, por unë e dua këtë vend

Luiza Gega: Kam patur oferta nga shtete të tjera, por unë e dua

Kryeministri organizoi për nder të Luiza Gegës sot një ceremoni nderimi, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama i ka dorëzuar atletes kordonin e madh me Yllin për Mirënjohje Publike, pas shpalljes së saj kampione Evrope pak ditë më parë.

Në fjalën e saj, Gega ka treguar se për të arritur këtë sukses ka kaluar në shumë sfida dhe vështirësi. Madje, ajo tha se ka patur oferta për të përfaqësuar edhe shtete të tjera, por i ka refuzuar.

“Kam marrë pjesë në kampionatin europian para 12 vitesh. Dola nga fundi dhe me diferencë. Nuk isha ndjerë kurrë kaq keq. Biseda ime me trajnerin ishte që unë kurrë nuk do e përfaqësoj vendin tim në këtë formë. Aty ishte ndarja se çfarë doja të bëja. Nëse doja ta prezantoja duhet të punoja fort. Rruga nuk ishte e lehtë, jam stërvitur në shi, në të ftohtë. Filluam të bëjmë hapa jo të mëdhenj, por të sigurt.

Fillova të thyej rekorde kombëtare, të dominoj Ballkanin, pastaj në Lojërat Mesdhetare. Vendosa për të mos u dorëzuar. Kam pasur oferta për të vazhduar me vende të tjera. Por unë e dua këtë vend. Unë besoj që vendi ynë do ndryshoj. Nuk është kurrë vonë nëse punon dhe do t’ia dalësh”, u shpreh Gega.

 

Të fundit