Flash News

E-TJERA

Luiza Gega krah Veliajt: Kryetar, i keni dhënë mbështetje sportit

Luiza Gega krah Veliajt: Kryetar, i keni dhënë mbështetje sportit

Atletja e njohur Luiza Gega është një tjetër emër i njohur që është shfaqur në krah të kreut të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

E pranishme në takimin e asamblesë socialiste të Njësisë Nr.3, Gega tha se ka vënë re mbështetje për fushën e sportit në Tiranë.  

“Më bëhet shpesh pyetja pse nuk ke ikur të garosh për një shtet tjetër, jo se s’kam pasë oferta, por sepse kam besuar se do vijë një ditë që edhe Shqipëria do fillojë të ndryshojë. Jemi në rrugën e duhur dhe dua që si qytetare dhe si sportiste përpiqem të bëj më të mirën për të bërë krenarë vendin tim.

Më gëzon që terrente sportive janë përmirësuar aq shumë dhe fëmijët kanë ku të kryejnë edukimin sportiv.

Për këtë arsye dua vërtetë kryetar t’iu falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë sportit edhe brezave që do të vijnë. Tirana nuk e ka një pistë vrapimi, është projekt i afërt, por dua ta marr si premtim që do ta ketë së shpejti.

Dua të përmend edhe që Tirana tashmë ka edhe një maratonë të veten siç nuk e ka pasur asnjëherë edhe unë jam krenare për këtë dhe dua që kjo rrugë të vazhdojë”, tha Gega.

Të fundit