Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Luiza Gega ‘rrëmben’ vendin e dytë në Manchester, siguron biletën e Botërorit
Atletja Luiza Gega ka marrë pjesë të shtunën në garën e 3000 metrave në “Manchester World Indoor Tour” në Angli, duke u renditur e dyta.
Gega arrit të kapë kohën 8:47.53, një rezultat që i jep mundësi të sigurojë biletën për Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura që zhvillohet muajt e ardhshëm në Beograd. Norma e Botërorit të sallave të mbyllura është 8:49.00, ndërsa Gega është e vetmja atlete shqiptare, që shënon një rezultat brenda normave.
Gega e nis kështu sezonin e ri në formë, ndërsa në 4 shkurt pritet të ketë edhe garën e radhës në Miramas të Francës.
Kujtojmë se vitin e kaluar, Gega shënoi rezultatin më të lartë në historinë e atletikës shqiptare në Lojërat Olimpike. Vendi ynë u përfaqësua për herë të parë në Tokio.