Flash News

E-TJERA

Luiza Gega thyen rekordin e saj, shpallet kampione e garës 21 km në Maratonën e Tiranës

Luiza Gega thyen rekordin e saj, shpallet kampione e garës 21 km në

Sportistja Luiza Gega ka qenë sot pjesë e Maratonës së Tiranës. Gega theu rekordin e vendosur nga vetë ajo dhe u shpall kampione e garës 21 km.

Sportistja regjistroi kohën 70 minuta e 18 sekonda. Në një intervistë për mediat, Gega u shpreh se arriti të thyejë rekordin që e vendosi vetë në muajin Prill. Ajo tha se ka qenë skeptike për pjesëmarrjen në Maratonë pasi nuk kishte pasur mjaftueshëm kohë në dispozicion për stërvitje.

“Sot garova në disiplinën 21 km, ndryshe gjysmë-maratonë. Theva rekord të ri kombëtar, rekordi mbahej po nga unë në fakt. E kam thyer këtë në Prill, pikërisht në kampionatin që mbahej këtu në Tiranë që mbahej me kohën 70 minuta e 58 sekonda, ndërkohë që koha e sotme ishte 70 minuta e 18 sekonda, përmirësova 40 sekonda në rekord. Të them të drejtën isha skeptike në fillim duke qenë se kam pasur një kohë shumë të shkurtër përgatitjeje sepse kam ardhur nga një sezon shumë intensiv dhe i dhashë vetes pak kohë pushimi për të rifilluar, por gara shkoi shumë mirë. Ajo që më gëzon është se vazhdoj të jem në një performancë shumë të mirë. Trajneri kishte besim që mund t’ia dilja”, tha Gega.

Të fundit