Flash News

E-TJERA

“Luleshtrydhet po kalben në serra”/ Fermerët e Frakullës drejt falimentimit, çmimi bie nga 150 në 40 lekë/kg

“Luleshtrydhet po kalben në serra”/ Fermerët e

Fermerët e zonës së Frakullës në Fier, të njohur për kultivimin e luleshtrydhes, po përballen me një krizë të rëndë ekonomike për shkak të rënies drastike të çmimit dhe mungesës së tregut për shitje.

Sipas tyre, prej një jave çmimi i luleshtrydhes ka rënë nga 150 lekë/kg në vetëm 40 lekë/kg, duke i vendosur ata në një situatë të pashpresë. Pavarësisht se prodhimi është cilësor dhe brenda të gjitha standardeve, përfshirë mungesën e pesticideve të rrezikshme, luleshtrydhet nuk po arrijnë të shiten në treg.

“Na është kalbur prodhimi në serra. Nëse vazhdon kështu, do ta hedhim në lumë. Nuk kemi zgjidhje tjetër,” shprehen fermerët e dëshpëruar.

Ata pohojnë se ky është viti më i vështirë për kultivuesit e luleshtrydhes, ndërsa mungesa e mbështetjes institucionale po i shtyn drejt falimentit të plotë.

Fermerët kërkojnë ndërhyrjen e institucioneve shtetërore, për të siguruar akses në treg, stabilizim të çmimit dhe subvencione për të shmangur humbjet që, sipas tyre, janë të papërballueshme.

Të fundit