Flash News

E-TJERA

Lulzim Basha shfaqet në presidencë, e shoqërojnë Aurela dhe tre deputetë demokratë

Lulzim Basha shfaqet në presidencë, e shoqërojnë Aurela dhe

Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shfaqur sot në presidencë, teksa ka marrë pjesë në ceremoninë e lëshimit të titullit “Kalorësi i Urdhërit të Flamurit” për Ëilliam Ëalker.

Vetë Basha ka publikuar foton nga ceremonia, ku shkruan: “I lumtur të isha pjesë e ceremonisë së nderimit të Ambasadorit ëilliam G. ëalker, me një nga titujt më të lartë të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhërit të Flamurit” akorduar nga Presidenti i Republikës. Ne shqiptarët jemi përjetë mirënjohës dhe me fat që kemi miq të tillë si Ambasadori Walker.

Duke e cilësuar masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit, ai u shndërrua në zërin e të vërtetave të dhimbshme të Kosovës në kohët më të vështira, çka solli ndërgjegjësimin e faktorit ndërkombëtar për krimet dhe spastrimin etnik që po kryente regjimi i Milosheviçit në Kosovë. E ndërsa përpjekjet për të barazuar viktimën me agresorin vazhdojnë nga politika e Beogradit, Ambasadori walker mbetet zëri i fuqishëm i së vërtetës, i masakrave dhe genocidit mbi popullin e pafajshëm të Kosovës dhe një mik i vyer që vazhdon ti gjendet pranë asaj dhe shqiptarëve kudo ku janë”.

Të pranishëm, janë edhe bashkëshortja e Bashës, Aurela si dhe deputetët e tjerë të Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, Kreshnik Çollaku dhe Orjola Pampuri.

 

Të fundit