Flash News

E-TJERA

“Lum” gjobash/ Policia bën bilancin e një jave: 136 të arrestuar, drogë e sekuestruar

“Lum” gjobash/ Policia bën bilancin e një jave: 136

Policia ka bërë bilancin e një jave punë, duke bërë me dije se janë arrestuar 136 persona, 334 janë proceduar penalisht dhe 23 janë shpallur në kërkim.

Gjithashtu bën me dije se janë kapur në total 54 persona në kërkim. 20 operacionet e zhvilluara gjatë kësaj jave janë:

• 4 për goditjen e armëmbajtjes pa leje;

• 6 në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike;

• 3 në fushën e dhënies ndihmë emigrantëve të paligjshëm, për të kaluar kufirin;

• 3 për kapjen e personave në kërkim;

• 2 në fushën e mashtrimit;

• 1 për goditjen e tregtimit të lëndëve eksplozive;

• 1 për goditjen e krimeve mjedisore.

Si rezultat i operacioneve janë sekuestruar rreth 30 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë narkotike, sende me vlerë të dyshuara të vjedhura, celularë dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale. Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë sekuestruar armë zjarri, sportive, thika, etj.

Sa i përket shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, policia ka pezulluar 574 leje drejtimi, arrestuar 61 drejtues dhe vendosur 16 633 masa administrative.

Të fundit