Flash News

E-TJERA

Lumi i Vjosës i “shpëton” ndërtimit të HEC-it; Agjencia Kombëtare e Mjedisit i refuzon lejen mjedisore kompanisë "AYEN-ALB"

Lumi i Vjosës i “shpëton” ndërtimit të HEC-it;
Foto Ilustruese/ Punimet për HEC në lumin e Vjosës

Lumi i Vjosës ka mundur t’i “shpëtojë” ndërtimit të një hidrocentrali në shtratin e tij, pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka refuzuar lejen mjedisore për kompaninë AYEN-ALB.

Mësohet se, plani për vijimin e punimeve në hidrocentralin e Kalivaçit nuk do të vijoi, pas kundërshtimeve të shumta nga organizatat e mbrojtjes së mjedisit edhe nga eurodeputetë të Parlamentit Europian.

Vjosa njihet si lumi i vetëm i egër i mbetur në Europë, i cili nuk është shfrytëzuar për nxjerrjen e burimeve energjetike. Aktivistë për mbrojtjen e mjedisit janë shprehur se ndërtimi i hidrocentraleve në të do të prishte florën dhe faunën e zonës.

Kujtojmë se, kontarata koncesionare për ndërtime në Vjosë iu dha në vitin 1997 kompanisë Hydro SRL, por qeveria e prishi kontratën në 2017 pasi nuk arriti të kryente punimet në afat.

Më pas, pas hapjes së një tenderi të dytë e drejta për ndërtimin e HEC-it i kaloi kompanisë turke të “Ayen Enerji” së bashku me kompaninë vendase “Fusha”, por AKM e refuzoi kërkesën e tyre për leje mjedisore.

Të fundit