Flash News

E-TJERA

"Lumi Mat po masakrohet nga 'Salillari'", ankohen banorët: Hedhin inertet e Astirit dhe marrin zhavor

"Lumi Mat po masakrohet nga 'Salillari'", ankohen
Foto ilustruese

Lumi Mat po masakrohet nga kompania 'Salillari'. Kështu shprehet një banor i fshatit Skuraj, Kurbin, ndërsa shton se kamionët e firmës derdhin mbetje të ngurta në lumin Mat dhe më pas ngarkohen me zhavor, të cilin e sigurojnë duke gërryer lumin.

“Ka bërë një krim shumë të madh që lumi i Matit s’duhet të preket kurrë dhe ka marrë zhavorin dhe ka hedhur inerte nga Tirana. Mbeturinat e Astirit që kanë prish pallatet i sjellin të mbushin lumin Mat pasi i marrin zhavorin”, ka thënë ai.

Agustini, banor i Skuraj thotë se kompania sjell me shumë kamionë në orët e mbrëmjes.

“Ja shihe po shkarkon tani, natën vijnë më shumë kamionë”, shtoi ai.

Kjo veprimtari shtoi ai, vazhdon prej dy vitesh dhe ka shkaktuar përmbytjeve të tokave, në rastet kur ka reshje të dendura shiu. Ai tha për "Abcnews" se banorët janë ankuar në Bashkinë e Laçit, por nuk kanë gjetur zgjidhje.

Banorët e Skurajt kërkojnë që institucionet qendrore të ndalojnë shkatërrimin e lumit Mat dhe zonës përreth nga kompania Salillari.

“Kërkoj nga firma Salillari të heqë dorë o të bëjë argjinturë jo të përmbytë tokën time. Këtu ka ardhur lartësia e ujit 1 metër. Nga 30 dylymë tokë, tani kam vetëm 3 dylymë. Jemi ankuar në Bashkinë e Laçit dhe Komunën e Milotit kemi pyetur dhe na thonë se ata nuk kanë leje”, ka thënë ai.

Të fundit