Flash News

E-TJERA

Lumi Seman del nga shtrati në Lushnjë dhe Divjakë, autoritetet nisin evakuimet

Lumi Seman del nga shtrati në Lushnjë dhe Divjakë, autoritetet

Në 24 orët e fundit, lumi Seman ka dalë nga shtrati për shkak të reshjeve të dendura në zonën e Lushnjes dhe të Divjakës, duke rrezikuar tokat bujqësore brenda argjinaturës, në zonën e Ngurrëzës së Vogël deri në Imshtë.

Mbrëmjen e kaluar janë evakuuar bagëtitë e imta dhe gjedhët nga zonat më të rrezikuara për përmbytje, në pritje të prurjeve të mëdha që pritet të arrijnë kulmin pasditen e sotme, nga rrjedha e Osumit dhe baseni i tij.

Të tre hidrovorët kryesorë të zonës, Tërbufi, Karavasta dhe Divjaka, vijojnë të jenë në gatishmëri, ndërsa pompat punojnë me një ose dy njësi, në varësi të prurjeve.

Autoritetet theksojnë se situata është më e ndërlikuar tek Semani, ndërsa lumi Shkumbin mbetet brenda brigjeve dhe prurjet nga Devolli janë minimale, falë depozitimit në hidrocentralin e Banjës.

Të fundit