Flash News

E-TJERA

Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen mbi 20 familje për shkak të reshjeve të dendura

Lumi Vjosa del nga shtrati, evakuohen mbi 20 familje për shkak të

Moti i keq me reshje intensive shiu kanë shkaktuar edhe fryrje të lumenjve dhe prurje që kërcënojnë vazhdimisht me përmbytje masive dhe katastrofë natyrore.

Situata në zonën e Vlorës paraqitet kritike për shkak të lumit Vjosa, i cili ka arritur pikën maksimale në zonën e “Urës së Mifolit” dhe madje në disa vende ka dalë nga shtrati.

Autoritetet e Emergjencave kanë bërë evakuimin e menjëhershëm të banorëve. Sipas News 24, të paktën 20 familje raportohet se janë evakuuar deri tani dhe aksioni është në proces.

Ndërkohë autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës.

Të fundit