Flash News

E-TJERA

Lumi Vjosa park kombëtar, 'The Guardian': Vendimi erdhi pas një fushate gati dhjetëvjeçare nga OJQ-të mjedisore

Lumi Vjosa park kombëtar, 'The Guardian': Vendimi erdhi pas

Një nga lumenjtë e fundit të egër në Evropë, ku jetojnë më shumë se 1000 lloje kafshësh dhe bimësh, është shpallur park kombëtar nga qeveria shqiptare, duke e bërë Vjosën të parin e këtij lloji në kontinent pak ditë më parë.

Vendimi ka marrë edhe vëmendjen e mediave të huaja. 'The Guardian' i ka kushtuar një artikull këtij lajmi ku shkruan se ‘prej vitesh, ekosistemi i brishtë i Vjosës ka qenë i kërcënuar: në një moment ishin planifikuar rreth 45 hidrocentrale në të gjithë rajonin’.

Në artikull thuhet se vendimi i qeverisë shqiptare erdhi pas një fushate gati dhjetëvjeçare nga OJQ-të mjedisore.

Pjesë nga artikulli:

Lumi Vjosa rrjedh 168 milje (270 km) nga malet e Pindit në Greqi përmes kanioneve të ngushta, fushave dhe pyjeve në Shqipëri deri në bregdetin e Adriatikut. I lirë nga digat apo pengesat e tjera artificiale, është i pasur me specie ujore dhe mbështet kafshë të egra të panumërta, duke përfshirë vidrën, shkabën egjiptiane të rrezikuar dhe rrëqebullin ballkanik të rrezikuar në mënyrë kritike, nga të cilët vetëm 15 vlerësohet të mbeten në Shqipëri.

Prej vitesh, ekosistemi i brishtë i Vjosës ka qenë i kërcënuar: në një moment ishin planifikuar rreth 45 hidrocentrale në të gjithë rajonin.

Por të mërkurën, pas një fushate gati dhjetëvjeçare nga OJQ-të mjedisore, Vjosa u shpall parku i parë kombëtar i lumit të egër në Evropë. Ambientalistët e përshkruan atë si një vendim historik që e ka vendosur kombin e vogël ballkanik në ballë të mbrojtjes së lumenjve.

Vendi, i cili tërhoqi 7.5 milionë vizitorë vitin e kaluar, më shumë se dyfishi i popullsisë prej 2.8 milionë banorësh, shpreson të rigjenerojë fshatrat në rajonin e Vjosës nëpërmjet ekoturizmit.

Fushata për mbrojtjen e Vjosës mori një shtysë kur aktori i njohur Leonardo DiCaprio postoi në Instagram në vitin 2019, duke thënë: "Ky është një nga lumenjtë e fundit të egër të Evropës: por për sa kohë?"

 

Të fundit