Flash News

E-TJERA

Lushnje/ Babai plagos me armë zjarri vajzën, më pas vetëvritet

Lushnje/ Babai plagos me armë zjarri vajzën, më pas


Një 82-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri vajzën e tij 40-vjeçare në Lushnje.

Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit.

40-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Pasi plagosi vajzën, 82-vjeçari është vetëvrarë.

“Rreth orës 15:15, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi B. M., rreth 82 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka plagosur me armë gjahu të cilën e dispononte me leje, vajzën e tij, shtetasen R. M., rreth 40 vjeçe, dhe më pas dyshohet se ka vrarë veten. Shtetasja R. M., ndodhet në spitalin e Lushnjës, në kujdesin e mjekëve, në gjëndje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Të fundit