Flash News

E-TJERA

Lushnje/ Nipi dhunon gjyshen, e moshuara dërgohet në spital

Lushnje/ Nipi dhunon gjyshen, e moshuara dërgohet në spital

Një 36-vjeçar nga Lushnja me iniciale S.M. , ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij 89-vjeçare.

 Sipas njoftimit të policisë, e moshuara është dërguar në spital, ndërsa nipi i saj, është shoqëruar në komisariat.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Sot rreth orës 10:30, njoftohemi se në fshatin Grabian, shtetasi S. M., 36 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshes së tij, shtetases H. K., 89 vjeçe,  e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit S. M dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Të fundit