Flash News

E-TJERA

Lutfi Dervishi vlerëson Alimehmetin: Mënyra për të përballuar logjikën e tij, është heshtja

Lutfi Dervishi vlerëson Alimehmetin: Mënyra për të

Analisti Lutfi Dervishi ka komentuar debatin e doktor Ilir Alimehmetit përballë kandidatëve të PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Në Facebook, Dervishi vlerëson Alimehmetin për argumentet e logjikën, teksa shprehet se përgjigjja e vetëm që mund t’i jepet është heshtja.

Analisti shton se përballë Alimehmetit PS do ta ketë vështirë të nxjerrë debutues.

“Në debatin për shëndetësinë që po bëhet në Klan, mënyra më e mirë për të përballuar shifrat, argumentat dhe logjikën e Ilir Alimehmetit është heshtja...

Çdo "përgjigje" tjetër veçse vështirëson pozitën e qeverisë...

P.S. Druaj se ky është debati i fundit që shohim dr. Ilir Alimehmetin në këtë fushate. Nuk besoj se PS do të nxjerrë më debatues përballë tij”, shkruan Alimehmeti.

Të fundit