E-TJERA

“Ma futi edhe mua”, Meta debat me Çanin: Ke marrë porosi në telefon, e di që je në hall

“Ma futi edhe mua”, Meta debat me Çanin: Ke marrë porosi

Presidenti Ilir Meta ka folur me tone të ashpra lidhur me aktualitetin politik në vend.

Teksa u pyet në 'Zonë e lirë' për aktin e fundit në Kuvend, duke rrëzuar dekretin e presidentit për Kodin Zgjedhor dhe sfidimin e Ramës nga thirrjet e Brukselit, Meta tha se kryeministri ka marrë vendin peng dhe është pjesë e një projekti prej 20 vitesh.

Ndërsa Meta nisi të shpjegojë me detaje këtë problem, moderatori Arjan Çani i kërkoi të flasë shkurtimisht për efekt kohe, por kjo gjë e ka revoltuar presidentin.

Debati:

Meta: Si mund t’i kaloj këto, janë thelbësore.

Çani: S’kemi kohë

Meta: ke marrë porosi të telefon që prishja në gjërat thelbësore.

Çani: Po na iku koha

Po ikën koha se e fillon me flamuj kot, e di që je në hall, jo ti personalisht.

Çani: Ma futi edhe mua

Meta: Do nxjerr analistët e paguar, i kam me prova

Çani: Do vish të ulesh këtu

Meta: jo, jam shumë i mirë

Çani : Goca jote Era tha mos i ndërprit gazetarët.

Pasi mbaroi pjesa e parë e emisionit, Meta tha se e telefonoi vajza e tij Era: “më kritikoi Era” për shkak të gjuhës që përdori duke e cilësoi kryeministrin Edi Rama ‘këlysh Blloku’ dhe ‘qen bir qeni’.  

Ditari politik

Të fundit