Flash News

E-TJERA

"Ma ndjeu zemra", miku i ngushtë i Shpat Kasapit rrëfen bisedën e fundit me këngëtarin

"Ma ndjeu zemra", miku i ngushtë i Shpat Kasapit rrëfen

Një ndër miqtë e ngushtë të Shpat Kasapit ka treguar bisedën e fundit me këngëtarin e ndjerë.

Për Top Channel, Meti Myrtezani ka treguar se e ka përcjellë Shpatin për në aeroport dhe më pas ka folur me të edhe disa herë deri në telefonatën e fundit që ai i kishte bërë, por këngëtari nuk i ishte përgjigjur.

“Kur e kam marrë nga shtëpia për në aeroport kemi biseduar për punë familjare, shkonte në Itali për djalin, vetë nuk ka pasur probleme shëndetësore. Biseda e fundit ka qenë dje në orën 20:00. Më tha, vëllai jem jam me grip, jam ftohur. Sa mbarova punë me djalin. Të premten më tha të shkoja në aeroport. E kam marrë nga ora 22:00 se ma ndjeu zemra por nuk ma hapi. Më mori kunati vet nga ora 1 dhe më tregoi. Tani jam rrugës për në Itali se nuk mund ta besoj akoma. Edhe kur ka firmosur për në Big Brother kemi qenë bashkë në Top Channel”, tha Meti.

Të fundit