Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
MABCO paralajmëron për situatën kritike me Aeroportin e Vlorës: Rrezik për sigurinë dhe shpronësim de facto

Shoqëria zvicerane MABCO, pjesë e Mabetex Group, bëri sot një paralajmërim të fortë në lidhje me situatën juridike dhe operacionale në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës (VIA), gjatë një konference për shtyp.
Kompania e quan situatën aktuale “shpronësim faktik” dhe paralizë vendimmarrëse, që rrezikon sigurinë e projektit dhe investimin zviceran.
MABCO, aksionere me 98% të kuotave në VIA, pohon se është privuar nga çdo e drejtë vendimmarrëse përmes vendimeve gjyqësore që kanë pezulluar të drejtën e votës së shumicës.
“Është e pamundur ligjërisht që një ortak me 2% të kërkojë përjashtimin e ortakut me 98%. Kjo situatë përbën shpronësim de facto dhe presim që Gjykata e Apelit të korrigjojë këtë absurditet”, tha avokati i kompanisë për Shqipërinë, Ervin Metalla.
MABCO paralajmëron se kjo paralizë vendimmarrëse ka pasoja të drejtpërdrejta mbi standardet e sigurisë dhe ecurinë e punimeve.
Deklaratë zyrtare e MABCO:
Shoqëria zvicerane MABCO, pjesë e Mabetex Group, në një konferencë për shtyp të mbajtur ditën e sotme sqaroipozicionin e saj mbi situatën kritike në shoqërinë koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës (VIA). Ky komunikim vjen pas një sërë vendimesh gjyqësore që kanë prodhuar pasoja të rënda juridike, financiare dhe operacionale për projektin dhe investitorin kryesor.
- Pozicioni Juridik dhe “Shpronësimi De Facto”
MABCO konstaton me shqetësim se, ndonëse zotëron 98% të kuotave të shoqërisë koncesionare VIA, kompania është privuar aktualisht nga çdo e drejtë vendimmarrëse. Përmes vendimeve për sigurim padie të Gjykatës së Shkallës së Parë, është pezulluar në tërësi e drejta e votës së MABCO-s, përtej pjesës që është në konflikt, duke e vendosur investitorin në një situatë që përbën shpronësim faktik (de facto).
Në konferencën për shtyp që Mabco mbajti sot, avokati i kompanisë për Shqipërinë, Ervin Metalla, theksoi disproporcionalitetin e kësaj situate:
“Është e pamendueshme dhe e pamundur ligjërisht që një ortak me 2% të kërkojë përjashtimin e ortakut me 98%. Ligji shqiptar për shoqëritë tregtare e ka zgjidhur këtë: nëse një ortak i pakicës nuk bashkëjeton dot me shumicën, mund të kërkojë largimin nga shoqëria dhe likuidimin e kuotës, por jo bllokimin e të gjithë shoqërisë. Ne presim që Gjykata e Apelit të ngrihet në lartësinë e detyrës dhe të korrigjojë këtë situatë absurde, e cila, nëse zvarritet, konfirmon shpronësimin tonë me vendim gjykate.”
- Siguria e Projektit dhe Kërkesa për Auditim Ndërkombëtar
MABCO ngre alarmin mbi pasojat që kjo paralizë vendimmarrëse ka mbi standardet e sigurisë dhe ecurinë e punimeve. Këshilltarja e kompanisë, Ornela Çuçi, deklaron se në këto rrethana Mabco nuk mund të garantojë për integritetin teknik i aeroportit dhe kërkon një proces certifikimi me ekspertizë ndërkombëtare, që Mabco është e gatshme ta paguaj me shpenzimet e saj:
“Sot nuk kemi një aeroport të gatshëm dhe, mbi të gjitha, nuk kemi garanci për sigurinë e tij, pasi askush nuk ka audituar integritetin teknik të veprës. MABCO kërkon vlerësimin e projektit përmes kompanisë SGS, një nga liderët botërorë për certifikimin e projekteve të këtyre përmasave. Kjo procedurë do të paguhet tërësisht nga MABCO, si aksionere e 98% të kuotave, me qëllim garantimin e sigurisë dhe mënyrës së funksionimit të këtij aseti kombëtar.”
III. Denoncimi i Veprimeve Abuzive Menaxheriale
Drejtori Juridik i Mabetex në Zvicër, Korab Troplica, denoncoi se situata ka kaluar në eksese që tejkalojnë vendimin gjyqësor. Sipas tij, ortaku me 2% ka përvetësuar totalisht shoqërinë VIA, duke ndjekur praktika përjashtuese ndaj mazhorancës:
- MABCO nuk informohet për mbledhjet e asamblesë.
- Përfaqësuesit e MABCO-s nuk lejohen të marrin pjesë në vendimmarrje apo të kenë akses në informacion.
- Mënyra e zbatimit të vendimit të gjykatës po shoqërohet me abuzime flagrante administrative në terren dhe përpjekje për të lidhur kontrata me palë të treta pa marrë parasysh fare interesat e Mabco dhe projektit.
Mabco paralajmëron të gjitha palët e treta që mund të joshen për të lidhur kontrata me VIA-n se i ashtuquajturi administrator i VIA është vendosur nga 2A Group në shkelje të ligjit dhe çdo vendim apo veprim i tij do të kundërshtohet në të gjitha instancat e drejtësisë si absolutisht i pavfleshëm.
- Implikimet Ndërkombëtare dhe Thirrja për Ndërhyrje
Avokati i Mabetex në Zvicër, Alessandro Palara, vuri në dukje se gjatë proceseve gjyqësore në Shqipëri janë shkelur të drejtat ndërkombëtare që mbrojnë një biznes zviceran. Ai nënvizoi se interesi publik rreth Aeroportit të Vlorës mund të ruhet vetëm përmes ndërhyrjes së shtetit shqiptar, për të shmangur pasoja të mëtejshme.
Shoqëria MABCO bën me dije se ka informuar zyrtarisht autoritetin kontraktor mbi rreziqet e kësaj situate. Çdo vendimmarrje e pakontrolluar në një kontratë koncesionare të kësaj natyre sjell implikime të drejtpërdrejta financiare dhe juridike për shtetin shqiptar. Kompania konfirmoi se do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për të mbrojtur të drejtat e saj si aksioner shumicë dhe për të garantuar integritetin juridik, teknik dhe financiar të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38