Flash News

E-TJERA

“Mafia shqiptare në zhvillim”, prokurori italian: Në Shqipëri pasi bëhesh i fortë, lidhesh me mafien ndërkombëtare

“Mafia shqiptare në zhvillim”, prokurori italian: Në

“Ekziston një mafie në zhvillim në Evropë, ajo shqiptare”. Kështu ka deklaruar prokurori italian Nicola Gratteri në një intervistë për mediat italiane gjatë takimit Ndërkombëtar të organizuar nga Fondacioni Magna Grecia i titulluar "narration of the South".

Gratteri e ka cilësuar Shqipërinë i vendin ku ryshfeti mund të merret lehtësisht dhe ku ccdokush i cili forcon pozitat dhe statutin e tij, mund të bëhet pjesë e rrjetit mafioz ndërkombëtar.

"Lufta në Afganistan përveç që do të sjellë shumë terroristë në Evropë do të sjellë edhe shumë heroinë. Në Shqipëri është e lehtë të marrësh ryshfet dhe kur del jashtë, pasi bëhesh i fortë, je në gjendje të lidhesh me mafian ndërkombëtare. Holandezët e dinë mirë këtë dhe sot e gjejnë veten në një krim shumë të rëndë dhe na pyesin se ‘çfarë të bëjmë’. Ne bëjmë atë që mundemi, por unë thashë vite më parë se ‘Ndrangheta’ ishte në Holandë. Unë kurrë nuk jam dëgjuar sepse ata janë shumë xhelozë për privatësinë e tyre, por në emër të privatësisë bëhet biznesi i madh. Problemi është se Evropa nuk dëshiron t'i japë fund, ju mund të gjeni gjithçka, dhe sot është kthyer në një ‘supermarket i madh’, është sheshi më i madh për të bërë biznes”, ka thënë prokurori italian.

Të fundit